LAJME

Kapet kosovari: Ka ngarë kamionin 97 herë, pa leje shoferi

Sipas policisë, një kontroll trafiku në Künzelsau, i ndodhur më 25 tetor 2022, çoi në hetime intensive që çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e kërkuar të shoferit

Një 25-vjeçar po ngiste një  makinë VW ngarkuese në autostradën B19 në drejtim të Künzelsau kur u kontrollua nga një patrullë e policisë rrugore të Künzelsau, transmeton albinfo.ch. Ai ishte në rrugë si pjesë e transportit tregtar të mallrave për llogari të shefit të tij 55-vjeçar.

Në kundërshtim me rregulloren për personelin e drejtimit të makinave, 25-vjeçari nuk kishte me vete asnjë dëshmi për kohën e tij të drejtimit dhe pushimin si dhe nuk ishte kujdesur që ngarkesa e tij të sigurohej siç duhet, shkruan fnweb.de.

Nga hetimet rezultoi se patentë shoferi i tij kosovar nuk ishte më i vlefshëm, gjë për të cilën ai ishte njoftuar edhe me shkrim nga zyra e qarkut.

Pavarësisht se e dinte këtë, ai merrte pjesë në trafikun publik, transmeton albinfo.ch. Nëpërmjet hetimeve intensive dhe mbledhjes së provave nga kompania, hetuesit kanë mundur të vërtetojnë se 25-vjeçari ka kryer të paktën 97 udhëtime pa licencë që nga fillimi i punës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

4 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ekspertja: Nafta e ngarkuar me 7 taksa në Shqipëri

Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…

5 orë ago
  • KRYESORE

Vrasje e rëndë në Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur, në kërkim pronari i lokalit “My Place”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…

5 orë ago