Oficerët e doganës kroate, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.
Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, në veturën e një shtetasi shqiptar u gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro, e cila është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, njofton Dogana e Kroacisë.
Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe njësive mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së Policisë Dubrovnik-Neretva.
Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua gjatë largimit nga vendi dhe një kontroll i detajuar i automjetit zbuloi para të fshehura, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Shtetasi shqiptar nuk kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë në Administratën Doganore ose Policinë Kufitare, as me shkrim as në mënyrë elektronike. Në vend të kësaj, paratë ishin të fshehura në automjet.
Shuma e gjetur u konfiskua dhe shoferi u arrestua në dyshimet për kryerjen e një vepre penale dhe iu dorëzua mbikëqyrësit të paraburgimit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…