Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se pjesëtarë të grupit Wagner kanë hyrë dhe kanë dalë në Kosovë në mënyrë ilegale.
“Ka një realitet shumë të rrezikshëm për konflikt. Me të dhënat që kanë shërbimet inteligjente ushtarake të NATO-S, janë dhe Wagner. Kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Sepse aty ka kontrabandë armësh, ushqimesh”, tha Karamuço në emisionin “Log.” në Abc.
Grupi “Wagner” është një organizatë mercenare ruse që operon në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në vende të tjera përreth. Në Afrikë, luftëtarët e saj janë gjithashtu të përfshirë në Libi, Sudan dhe Mozambik dhe duket se do të luajnë një rol në Mali.
Karamuço komentoi situatën që është krijuar së fundi në veri të Kosovës, teksa vuri në dukje se Serbia ka zhvilluar përgjatë viteve një personalitet të dyfishtë politik. Karamuço u ndal gjithashtu edhe tek deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se janë evidentuar 300 persona që kanë një plan të ngjashëm me atë që ndodhi në Kumanovë pak vite më parë.
“Serbia ka shumë vite që ka zhvilluar një personalitet të dyfishtë politik. Nga ansjëra anë me Europën që po bashkëpunon për paqen në rajon. Nga ana tjetër, me Rusinë, vëllazëria sllave do të jetë e patundshme. Si mund të flasim ne për paqen në Europë kur Serbia ka 48 reparte ushtarake të rreshtuara në Kosovë. Kur ai Daçiç kërkon me insistim që qendra humanitare e emergjencave të nishit, që dihet që është qendër spiunazhi rus, donte t’u jepte statusin diplomatë. Nga ajo qendër ne kemi shumë kosto të mëdha si Ballkan. Dy të GRU janë në kërkim në Mal të Zi, një bashkë me të shërbimeve sekrete serbe është arrestuar aty. Ndërkohë në Kosovë, Kurti përmendi 300 veta që kanë një plan të ngjashëm me atë që ndodhi në Kumanovë. Kurti e di nga KFOR-i”, tha Karamuço.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…