Mariupoli është kthyer prej javësh në qendrën e rezistencës në Ukrainë dhe tashmë qyteti është kthyer në një rrënojë të vërtetë.
Por ky sulm i pashpirt që ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra persona të tjerë në rrethim pa ushqime, ujë dhe ndihmë mjekësore, ka pas tij një urdhërues dhe një fytyrë.
Ai është gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev i cili ka shërbyer si Drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Mbrojtjen që nga viti 2014.
Ka të dhëna se Mizintsev ka dhënë drejtpërdrejt urdhër për bombardimin e maternitetit në këtë qytet dhe teatrit ku strehoheshin qindra civilë.
Olexander Scherba, ish-ambasadori austriak i Ukrainës e pagëzoi këtë javë Mizintsev si “Kasapin e Mariupolit”, ndërsa Oleksandra Matviichuk, kreu i Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që ai të përballet me akuza për krime lufte.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që Mikhail Mizintsev drejton fushata të përgjakshme. Në rolin e tij si shefi i mbrojtjes, Mizintsev dyshohet se hartoi strategjinë ushtarake të Rusisë në Siri, duke përfshirë rrethimin e përgjakshëm të Aleppos.