FOTO&VIDEO

Kastrati zbulon pazaret e VV’së në Kamenicë për ta fituar pushtetin

Qëndron Kastrati thotë se një prej arsyeve që ai e humbi garën për kryetar të Kamenicës është reforma në arsim. Ndërkohë ai ka treguar aleatët e Vetëvendosjes në Kamenicë, që i shkaktuan atij humbjen e pushtetit në këtë komunë.

“Kanë qenë bashkë së pari ish-kryetari i Komunës Begzad Sinani, Aleanca Kosova e Re, ish-kryetari Shaip Surdulli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe dy ditët e fundit i është bashkuar, kanë pasur marrëveshje edhe me Listën Serbe”, tha Kastrati në emisionin Pressing në T7.

“Tash nëse vije puna me nda pushtetin, me drejtorë të shkollave, me punësime në administratë, normalisht se ne s’kemi mund të bëjmë një marrëveshje të tillë”, shtoi ai.

“Ne nuk e kemi pasur mundësinë me i premtuar dikujt punësim në qeveri ose në qendër. Nuk e kishim bërë një gjë të tillë. Ose me i premtuar dikujt që është nën hetime për shkak të të kaluarës së tij në pozita ministrore”, tha Kastrati.

“Disave prej tyre u është premtuar pozita në qendër në Prishtinë, qoftë në qeveri, qoftë universitete apo ndërmarrje publike. Ndërsa me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë pesë drejtori, 50 për qind të drejtorëve të shkollave edhe 50 për qind të punësimeve në administratë”, tha ai.

“Me Listën Serbe, çka është paradoksi i Vetëvendosjes, bën marrëveshje në këmbim të komunës së Kllokotit në këmbim që ata të mos dalin në zgjedhje, sepse qytetarët ishin më të prirur për të votuar për neve”, shpjegoi Kastrati.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago