KRYESORE

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dalin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat në veri, pas rikthimit të Listës Serbe kanë marrë vendim për të dalë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Këto vendime tashmë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila do të vendosë për ligjshmërinë dhe zbatimin e tyre.

Kuvendi Komunal i Zveçanit ka miratuar me shumicë votash vendimin për daljen e kësaj komune nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, me 14 vota pro dhe një kundër, ku kundër ishte asamblisti i vetëm shqiptar në këtë kuvend, Ilir Peci, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, propozimi u hodh në votim nga kryetari i komunës, i cili theksoi se largimi nga Asociacioni është kërkuar që nga viti 2013.

“Gjatë mandatit tim ky vendim është votuar në favor të largimit. Unë kam qenë kundër, por vendimi u aprovua me shumicë votash. Tani gjithçka varet nga aprovimi ose jo nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”, ka deklaruar Peci për KosovaPress.

Ai ka shtuar se në Kuvendin Komunal të Zveçanit janë 13 asamblistë nga Lista Serbe, një nga një listë tjetër dhe vetëm një asamblist shqiptar, duke theksuar se në këto rrethana nuk ka pasur mundësi reale për ta ndalur vendimin.

“Çdo vendim apo rregullore e nxjerrë gjatë mandatit tonë dyvjeçar e gjysmë, ata kanë tentuar ta rrëzojnë. Tani vendimi është në dorë të ministrisë dhe mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret”, ka thënë ai.

Vendim të ngjashëm ka marrë edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, i cili në seancën e parë të përbërjes së re miratoi largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Vendimi u propozua nga kryetari i komunës, Millan Radojeviq.

Radojeviq tha se vendimi i mëparshëm për anëtarësim ishte marrë pa debat publik dhe pa konsultime me qytetarët, duke theksuar se komuna nuk ka përfituar asnjëherë nga ky asociacion.

“Kërkesa e qytetarëve që na kanë dhënë mandatin është e qartë. Kuvendi Komunal duhet të votojë për daljen e Komunës së Mitrovicës së Veriut nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Çdo aderim i mëtejshëm në ndonjë asociacion tjetër duhet të vendoset nga vetë qytetarët”, ka deklaruar Radojeviq gjatë seancës.

Përveç Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut, edhe Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Këto vendime vijnë pasi Lista Serbe u rikthye në pushtet në katër komunat veriore pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Të gjitha këto vendime tashmë pritet t’i nënshtrohen shqyrtimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila do të vendosë për ligjshmërinë dhe zbatimin e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago