Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe, si rrjedhojë, Termokosi ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës, raporton Express.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEK’u ka bërë me dije se aktualisht janë në punë të tri njësitë aktive të Kosovës.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot, me datë: 16.12.2021 në ora 06:40, pas sanimit të rrjedhjes në kaldajë njësia B1 e Termocentralit Kosova B është lëshuar në punë.
Si rrjedhojë, sot në mëngjes, në ora 08:10, Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike (avullin) nga Kosova B për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KEDS’it.
Ndryshe, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar dje se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Sipas Termokos, arsye për këtë ishte pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Me ngrohje dje janë furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…