Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, dje në T7 ka thënë se alkooli nuk ka asnjë dobi, e nëse gjendet një e tillë, atëherë ai tha se do të kërkojë falje publikisht.
“Asnjë e mirë nuk vjen nga alkooli. Nuk përdoret as për dezinfektimin e plagëve si është përdorur në të kaluarën, e le më të futet në organizëm. Uroj që asnjë qytetarë i Kosovës, që kurrë mos ta përdori alkoolin”, tha Kelmendi.
“Nëse veç një e mirë vjen nga alkooli unë do të kërkojë falje në studion tuaj”.
Në lidhje me këtë deklaratë të Gëzim Kelmendit ka reaguar sociologu i njohur nga Mitrovica, Jahir Sumiçi.
Ai tha se alkooli dhe bixhozi janë mëkat i madh, por ka edhe dobi nga to.
“Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: Që të dyja janë mëkat i madh, E KA EDHE DOBI NË TO, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre – 2:219. Gëzim_Kelmendi; unë nuk po të ftoj të kërkosh falje nëpër studio televizive, kërko falje dhe pendohu tek Zoti në emër të të cilit flet pa dije”, u shprehë Sumiqi në postimin e tij.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…