LAJME

“Kënaqem duke luajtur futboll”, rrëfimi rrëqethës i Endrik: Prindërit nuk hanin bukë për mua

Endrik Felipe Moreira de Souza është një nga sensacionet më të mëdha në futboll në mbarë botën.

Sulmuesi i ri brazilian, i cili do t’i bashkohet Realit të Madrid korrikun e ardhshëm, përfitoi nga fitimi i dy titujve në Brazil, duke bërë një rrëfim të veçantë në “The Guardian”. Ai nuk hezitoi të rrëfejë situatën e vështirë ekonomike të prindërve gjatë fëmijërisë së tij, të gjithë të vërtetën për nënshkrimin e tij të munguar për Çelsin dhe marrëdhënien e tij me dyshen e Realit, Vinicius e Rodrigo, me të cilët ai do të formojë një treshe braziliane.

SAKRIFICAT E FAMILJES – “Unë kurrë nuk kam qenë i uritur, nuk më ka munguar asgjë. Por ndryshon puna për prindërit e mi. Ata qëndron dhe ditë pa ngrënë vetëm për mua. Kjo më dha shumë forcë, sepse nuk doja t’i shihja ata ta kalonin atë gjendje. Nuk doja t’i shihja ata në nevojë, duke më dhënë mua ushqim dhe vetë të mos ushqeheshin”, rrëfeu sulmuesi i ri.

“Nëna ime dhe motra ime thonë se jam i ftohtë. Njerëzit thonë se kam një zemër prej akulli dhe se jam shumë i ftohtë në vendimet që marr dhe në ato që them. Unë kënaqem duke luajtur futboll. Kjo është ajo që dua të bëj në jetën time”.

FIRMA E MUNGUAR ME ÇELSIN – Babai i Endrik ndërhyri në intervistë dhe foli për negociatat e tij me Çelsin, të cilat nuk u materializuan, sepse klubi anglez nuk donte të paguante 60 milionë euro.

“Më duhet të pranoj se nuk më pëlqen i ftohti, por gruaja ime dhe Endrik e duan. Endrikut i pëlqen shumë të luajë në shi. Ne morëm një ftesë nga Çelsi, pronari, dhe shkuam atje për të parë klubin dhe vendin. Gjithçka ishte në rregull për ne dhe Çelsin”.

Më pas ai vijon: “Marrëveshja dukej e kryer. Por më pas, në mbrëmje, na u tha se pronari i Çelsit u tërhoq nga marrëveshja, sepse çmimi ishte shumë i lartë për një djalë 16-vjeçar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago