LAJME

31 dhjetori, afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave të vjetra të Lekut

Të gjithë ata qytetarë të Shqipërisë që kanë ende në dorë kartëmonedha të emetuara gjatë viteve 90’, duhet të nxitojnë t’i këmbejnë në banka. Kjo sepse pas 31 dhjetorit, ato do të jenë të pavlefshme.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në vendimmarrjen e tij të fundit ka përcaktuar datën 31 dhjetor 2023 si afatin e fundit për të këmbyer pa kurs ligjor të gjitha kartëmonedhat me vlerë nga 100 deri në 500 Lekë të emetuara nga viti 1991 deri në vitin 1996.

Sipas këtij vendimi, këmbimi i tyre bëhet pranë të gjitha sporteleve të bankave të nivelit të dytë dhe gjatë kësaj kohe, nuk do të kenë vlerë të shtuar.

Gjatë viteve të përdorimit të tyre, kartëmonedhat e emetuara kanë pasur të stampuar imazhet e figurave të rëndësishme për historinë e vendit si Ismail Qemali, Fan Noli, Skënderbeu apo simbolika të tjera të lidhura me modelin e qeverisjes.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë nxori në treg prerjet e reja të kartëmonedhave me vlerë nga 5-10000 Lekë, elementët e sigurisë së të cilave u implementuan sipas teknologjisë së kohës me qëllim parandalimin e falsifikimit të tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago