FOTO&VIDEO

Këngëtarja amerikane këndon në dasmën e ish-të dashurit që e tradhtoi, i hakmerret me këngë

Një këngëtare ka deklaruar se i ishte kërkuar që të këndonte në dasmën e ish-të dashurit, i cili sipas saj, e kishte tradhtuar.

Alexandra Starr ka thënë se ftesa për të kënduar në dasmën e tij ishte bërë pa e ditur ai, prandaj kishte vendosur që t’i bënte surprizë një këngë për pabesinë, raportoi Daily Mail të martën.

Alexandra, një këngëtare dhe tekstshkruese nga Kalifornia, tha se është shokuar kur është ftuar të performojë në dasmën e ish-të dashurit me vajzën, me të cilën ai e kishte tradhtuar vetëm një vit më parë.

Artistja, e cila ka thënë se me dhëndrin ka qenë në lidhje për më shumë se pesë vjet para se të zbulonte se ishte tradhtuar, e ka parë dasmën si mënyrën më të mirë për t’u hakmarrë.

Ajo e ka shokuar dhëndrin kur ka nisur të këndojë para të pranishmëve këngën “Before he cheats” të Carrie Underwood dhe duke gjuajtur më pas ujë në drejtim të tij, një moment ky i cili është xhiruar dhe hedhur në TikTok.

Alexandra e kishte fshehur fytyrën në paraqitjen e parë në dasmë, mirëpo kur çifti i sapomartuar ka dalë në skenë për vallëzimin e parë bashkë, ajo u kthye nga ata dhe nisi ta këndonte këngën për tradhtinë. Kjo gjë habiti çiftin e ri, i cili po shikonte se çfarë po ndodhte, derisa në momentin kur dhëndri iu afrua këngëtares, ajo i hodhi ujë në fytyrë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago