Policia e Kosovës gjatë fundjavës, ka arrestuar drejtoreshën e Qendrës për Mbrojtjen e Shëndetit Mendor në komunën e Deçanit, së bashku me djalin e saj, për dyshime të rënda mbi keqpërdorimin e të dhënave dhe pensioneve të pacientëve me probleme mendore.
Sipas njoftimit të policisë, dy të arrestuarit dyshohen se kanë keqpërdorur kartelat mjekësore të pacientëve për të përvetësuar pensionet e tyre, njofton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe janë marrë masat e nevojshme, përfshirë arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e provave.
Prokuroria ka njoftuar po ashtu se do të kërkojë pezullimin e drejtoreshës nga detyra, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…