Të mërkurën është ndaluar nga Policia e Kosovës Driton Bazaj nën dyshimin se ka kërcënuar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Driton Bazaj është vëllai i Naim Bazaj, i cili dikur ishte në garë me Lladrovcin për të parin e degës në Drenas, ku dyshohet se përmes platformës online Facebook ka kërcënuar Lladrovcin.
Mirëpo Naim Bazaj, e ka konfirmuar lajmin se është arrestuar Driton Bazaj, derisa thotë se është hapur një profil i rremë në emër të Driton Bazaj, ku përmes llogarisë është kërcënuar kryetari i komunës së Drenasit.
E që sipas tij kjo po ndodhë dy herë brenda pak ditësh.
Tutje, Bazaj thotë se është e padrejtë të merret dikush pa faj ndërsa kërkon nga prokuroria qe sa më parë të zbardhët e vërteta.
“Është e vërtete që është arrestuar vëllai im, Dritoni, gjoja sipas ankuesit është kërcënuar nga dikush në Facebook të hapur me llogari fallso me emër të Dritonit. Kjo, puna e arrestimeve tanimë është bërë e zakonshme pasi që me 14 janar 2022 është mbajtur 6 orë nga policia, ndonëse telefoni ju ka marrë për ekspertize dhe se aty nuk kanë gjetur as një gjë. E njëjta gjë ka ndodhur me 18 janar 2022, në po të njëjtën orë qe ju ka bërë kërcënimi ankuesit ai ka qene në lokal të shtëpisë se vetë duke luajtur pikado, i kemi video-incizimet të cilat i’a kemi dhënë organeve të rëndit dhe prokurorisë”
Media ka provuar të enjten të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin, por që nuk ka marr përgjigje.
Mirëpo, në raportin 24 orësh të PK-së është raportuar për një rast të dyshuar kërcënimi në Gllogoc, duke u bazuar në raportim të Policisë i dyshuari është paraqitur të mërkurën dhe është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc, 18.01.2022-23:44. Lidhur me rastin me datë 19.01.2022 në stacionin policor është paraqitur i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.