Konvertimi nga feja ortodokse në atë myslimane i qytetarit serb, Radovan Petkoviq, pak ditë më parë bëri bujë të madhe. Por ky vendim i Radovanit, i cili edhe emrin e ndërroi dhe e bëri Ridvan, si duket nuk i ka pëlqyer një qytetari tjetër serb.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme Petkoviq ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se ka qenë cak i kërcënimit nga një person.
Bazuar në dëshminë e 45-vjeçarit, ai ka pranuar mesazhe në rrjetin social Instagram, ku i dyshuari e ka kërcënuar me jetë, pikërisht për shkak të konvertimit nga ortodoks në mysliman.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin i cili më pas u arrestua.
Sinjali mëson se Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armë e gjësende tjera të kundërligjshme.
44-vjeçari i dyshuar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…