Milorad Dodik, anëtari pro-rus i Presidencës së BeH i cili është një piun politi i Vuçiçit me entuziazëm njofton se brenda një viti, që nga sot, Bosnja dhe Hercegovina mund të zhduket nga harta gjeografike dhe politike.
“Nëse ne nuk pajtohemi, nuk do të ketë më BeH duke filluar pranverën e ardhshme. As Amerika nuk do të na ndalojë”, kërcënoi Milorad Dodik në një intervistë për gazetën Vecernji List.
Përshkallëzimi i ri i konfliktit në BeH u përfshi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës toka është në pronësi të shtetit të BeH dhe jo subjekteve të tij. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Ligji për tokën bujqësore në Republikën Srpska është në kundërshtim me Kushtetutën e BeH, sepse përcakton se është pronë e Republikës Serbe, jo e Shtetit të BeH, dhe se rregullimi i çështjeve të pronës shtetërore është juridiksion ekskluziv i BeH.
Dodiku të shtunën do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vucic (përfaqësuesin e serbëve nga Mali i Zi do të vijnë gjithashtu në takim, dhe serbët nga rajoni).
Në takim me Vuçiqin do të diskutohen tensionet e reja në BeH dhe Mali i Zi. Vuçiq ka të ngjarë të kërkojë të sjellë të gjithë serbët nga rajoni për të treguar “unitetin e të gjithë serbëve” me politikat e tij, dhe të frikësojnë rajonin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…