LAJME

Kërkoi urdhër arrest për Netanjahun, Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miraton sanksione për Gjykatën Penale

Dhoma e përfaqësuesve amerikanë, me shumicë republikane, ka miratuar një masë që parashikon sanksione për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me urdhrin e arrestit kundër kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Masa u miratua me 247 vota pro dhe 155 kundër, me 42 demokratë që votuan me republikanët për miratimin e masës.

Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant. Urdhër arreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit,  Yahya Sinëar, MohammedAl-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Sipas kryeprokurorit të kësaj gjykate Karim Khan ka baza të forta për të besuar se të pestë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit, dhe luftën që pasoi në Rripin e Gazës.

Krimet përfshijnë shkaktim të vdekjeve nga uria të civilëve si metodë lufte, shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha, plagosje të rënda, trajtim mizor, vrasje dhe shënjestrimi i qëllimshëm i popullsisë civile.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhër-arreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

Ndërsa Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago