Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit, e ka vënë në pikëpyetje votën e këtij të fundit për Qeverinë Hoti.
Përmes një statusi në Facebook, këshilltari i liderit të AKR-së ka bërë thirrje që të mos spekulohet me votën e Pacollit, “kur ai ende nuk ka vendosur se a do të votojë qeverinë e re apo jo”.
“Askush të mos spekulon me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu të mos spekulohet me votën e Pacollit. Ajo çfarë është e sigurt është se ai do të respektojë mandatin e tij të deputetit dhe që AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re”, shkruhet në statusin e tij.
Reagimi i Murselit vjen pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka deklaruar se qeveria Hoti do të votohet javën e ardhshme.