Greqia nuk ka për qëllim njohjen e Kosovës pavarësisht abstenimit në votimin për kalimin në fazë tjetër të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë këshilltari për Siguri Kombëtare i Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Tanos Dokos. Këtë koment ky i fundit e bëri gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik të Delphi-t në Athinë, ku po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Abstenimi i Greqisë u përcoll me nota dëshpërimi në Beograd, ku madje “kërcënuan” edhe me “aplikim të reciprocitetit”, por këshilltari Dokos ka një shpjegim për abstenimin e Greqisë. “Besuam se ishte gjë e mirë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe qetësimit të tensioneve mes dy palëve”, tha ai.
Takos, i kujtoi Serbisë një gjë – se në Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve të pranuar në Ohër janë pajtuar të mos bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Edhe abstenimi i Athinës, tha ai, është bërë në këtë frymë.
“Nuk e kemi njohur Kosovën dhe as nuk do ta bëjmë. Por, po provojmë të jemi sa më konstruktiv që mundemi”, ka thënë Tanos Dokos, siç e cituan mediat serbe.
Kujtojmë se Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me të kaluar suksesshëm aplikimi i Kosovës për në KiE në fazën tjetër, u shpreh “i zhgënjyer” me votën greke derisa edhe lajmëroi se këtë “zhgënjim” ia kishte përçuar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Këshilltari Takos i drejtohet Daçiqit edhe me një gjë tjetër.
“Shpresoj që miqtë tanë serbë të mbajnë mend që në këtë i kemi mbështetur për vite”, ka thënë Takos.
Kujtojmë se Greqia ndonëse juridikisht nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës, ka zhvilluar marrëdhënie të mira “bilaterale” me Kosovën, e madje në raste për nga intenziteti edhe më shumë se disa shtete të BE-së që formalisht e njohin Kosovën. Ka kohë që spekulohet se njohja e Greqisë mund të jetë afër, megjithatë, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga shteti helen.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…