Kadri Veseli, Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Eliza Hoxha dhe Memli Krasniqi janë pesë kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës që siguruan më së shumti vota në Komunën e Prishtinës në garën e zgjedhjeve parlamentare.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli siguroi 12.390 vota në Prishtinë, ndërkaq nënkryetari, Uran Ismaili, arriti të marrë 6.584 sosh, tregon një dokument të cilin e ka siguruar Insajderi.
Sipas këtij dokumenti, kandidati i tretë më i votuar i PDK-së në Prishtinë është Abelard Tahiri, ish-ministri i Drejtësisë. Ai ka siguruar 2.679 vota në kryeqytet.
Ndërkaq, Memli Krasniqi përmbyll pesëshen e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Prishtinë, me 2.202 vota.