POLITIKE

“Këta nuk meritojnë më asnjë shans” Meta çon si provë në Kushtetuese edhe posterin e PS. Publikon dokumentin me 72 pyetje përgjigje

Presidenca publikon dokumentin me 72 pyetjet dhe përgjigjet reciproke që iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Pyetjes nr 21 si e vlerësoni formulën e betimit dhe a mendoni se i keni respektuar detyrimet që përmban ajo, sidomos në lidhje me garantimin e statusit neutral e moderues midis forcave politike

Meta thotë se Iniciativat e kanë qenë të panumërta për të frenuar konfliktet, për të respektuar parimet e shtetit të së drejtës nga secila palë, për të mos u cenuar stabiliteti i vendit dhe kredencialet e tij demokratike, dhe për të mos ngrirë procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ndërsa solli si provë të sulmit të maxhorancësh aktivitetin publik politik të datës 10 mars 2021 ku PS prezantoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri/Kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, në prezantimin publik të kandidatëve për deputetë, Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, e krahasoi si kandidate me Presidentin e Republikës, duke i dhënë Presidentit cilësinë e deputetit apo kandidatit për zgjedhje.

Një provë tjetër është dhe posteri propagandistike i vendosur në vende publike nga Partia Socialiste në qytetet Gjirokastër, Durrës dhe Tiranë, në kundërshtim me nenin 79 të Kodit Zgjedhor.

Këtë presidenti e quan provë “skandaloze” të sulmit të mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës.

Disa nga pyetjet që presidenti i dha përgjigje

– Keni përmendur shpesh “popullin e 2 marsit”. Cila është sipas jush kjo kategori, duke vlerësuar pjesëmarrjen e popullit në zgjedhje dhe rezultatet zyrtare të KQZ- së për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe votat e marra nga shumica qeverisëse.

– Shprehje të tilla si “ditën e votimeve t’i mprehin sfurqet”, “Lidheni të Marrin”, “regjimit të dhunës edhe tri ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë”, “Presidenti, gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”, “një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!”, “ndëshkoni pa mëshirë më 25 prill këdo që ju bën presion me votën, këdo që tenton t’ju blejë votën, këdo që ju ka mashtruar”, “Një votë po u prek, do pritet një dorë”, apo shprehja “të fus në burg”, çfarë qëllimi kanë pasur, duke konsideruar rolin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit, si organ super partes dhe moderues i tre pushteteve të tjera?

-A mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

-Pse zgjodhi Presidenti të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?

-A keni patur ju kundërpërgjigje nga këto organe të pavarura, qoftë me shkrim, apo ndonjë ankesë ose kallëzim për ndërhyrje në institucionet e pavarura

-Ju, pretendoni se në veprimet e Presidentit, nuk ka asnjë shkelje, apo nuk ka asnjë “shkelje të rëndë” të Kushtetutës?

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

28 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago