LAJME

“KFOR-i me kërkuan që t’ua jap baterinë e kamerës huliganëve serbë”, kameramani i Dukagjinit rrëfen momentin e sulmit në Leposaviq

Gjatë ditë së premte janë sulmuar gazetarët në Komunën e Leposaviqit nga kriminelët dhe huliganët serbë.

Dhe në pamjet e siguruara nga Dukagjini, shihen gazetarët duke ikur, teksa pjesëtarët e KFOR-it i pengojnë që të largohen nga kriminelët serbë që po i sulmonin me gurë dhe shok-bomba.

Në lidhje me këtë ka rrëfyer kameramani i Dukagjinit, Leonard Berisha, të cilit pjesëtarët e KFOR-ti nuk i dolën në ndihmë teksa po e sulmonin huliganët serbë. Por, i kërkuan që t’ua dorëzojë huliganëve serbë baterinë e kamerës.

“Me KFOR-in ndodhi ajo që e keni parë, në momentin që janë sulmuar kolegët tanë. Aty isha edhe unë, por mbet ai fundit. Mandej i kam parë këta që janë sulmuar dhe ia kanë nisë me sulmua edhe mua kah ana tjetër dhe jam kthyer mbrapa. Në momentin kur jam kthye më kanë sulmu dy vetë të cilëve iu kam shmangur. Edhe jam shku të KFOR-ri dhe ku jam shku aty ata nuk me kanë lënë të hy brenda territorit para komunës ku ishin eh dem anë jashtë vijës tyre (siç shihet në videon e siguruar nga Dukagjini). Nuk e prita që KFOR- nuk do të më ndihmonte, unë për atë arsye kam shku te ata si një lloj ndihmë, si shpresa e vetme në ato momente. Mandej janë afruar dy persona të cilët ma kërkonin kamerën por nuk ua dhashë. Dikur erdhi edhe KFOR-i dhe më thanë që të ua jap baterinë serbëve, ata e lypshin baterinë me e ndalë se mendonin mos jam duke xhiruar edhe e kam ndalë kamerën edhe ua kam jap baterinë”, ka rrëfyer Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

52 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago