Kim përmend arrestim politikanësh: Është vetëm fillimi!

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se largimi apo arrestimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar është vetëm fillimi.

“Shqipëria ka arritur sukseset e vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek dënimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-prokuror të përgjithshëm, deri tek arrestimi i politikanëve, policëve.

Ky është vetëm fillimi, ne po shohim një epokë të re ku sistemi t’i shërbejë qytetarëve të tij dhe jo vetëm të fuqishme, të pasurve dhe kriminelëve”, deklaroi ajo gjatë një takimi donatorësh.

I tha këto në kohën kur Reforma në Drejtësi po kontestohet pikërisht nga fakti se prej saj nuk po mundet të përfundojnë pas hekurash emra të fortë të politikës, apo ndryshe “peshq të mëdhenj”.

Sakaq, znj. Kim theksoi se Shqipëria është ende një rrugë kyçe e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore për në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.