Qeveria kineze ka anuluar vizitën e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili supozohej të qëndronte në Pekin përgjatë gjithë javë në kuadër të disa takimeve zyrtare. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Komisionit Evropian, Nabila Masrali.
“Fatkeqësisht, kolegët nga Kina na kanë informuar se datat e planifikuara për javën e ardhshme nuk janë më të mundshme dhe se tani duhet të kërkojmë alternativa”, tha Masrali në një deklaratë me shkrim. Ambasadori i BE-së në Pekin, Jorge Toledo, ka njoftuar më parë se Borell do të mbërrijë në Pekin më 10 korrik dhe do të takohet me kreun e diplomacisë kineze, Qin Gang.
Toledo tha në Forumin Botëror të Paqes në Pekin se Borrell do të diskutojë “çështjet strategjike” gjatë vizitës, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut dhe luftën në Ukrainë, sipas një regjistrimi audio të ndarë nga organizatorët më herët sot. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u tha gazetarëve sot se nuk ka informacion për vizitën e Borellit në Kinë. Borell duhej të udhëtonte në Kinë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së për klimën Frans Timmerman, i cili ishte në Pekin në fillim të kësaj jave, ku diskutoi klimën, biodiversitetin dhe mbrojtjen e mjedisit. Timmerman dhe Borell e shtynë vizitën e tyre në Kinë në prill pasi rezultuan pozitivë nga koronavirusi.