FOTO&VIDEO

“Kisha frikë se do të bëhesha si babai im”, Ermal Meta tregon pse nuk ka dashur të bëhej prind

Ermal Meta ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Itali. Në moshën 13-vjeçare, ai u shpërngul me nënën, vëllain dhe motrën në Itali, duk shkëputur çdo marrëdhënie me të atin, të cilin e ka konsideruar si të dhunshëm. Për Verissimo, ai foli për momentin e vështirë kur iu desh të largohej nga Shqipëria.

“Kur u largova nga atje ndjeva një heshtje të pabesueshme. Mbaj mend atë natë atje, isha 13 vjeç, ndjeva gjëmimin e rrahjeve të zemrës brenda veshëve të mi, aq sa ishte ankthi. Pastaj kur u ktheva dhe dola në skenë e kisha muzikën në vesh. Ndjej të dridhura edhe tani”, është shprehur këngëtari.

Meta është treguar shumë i rezervuar për jetën e tij private duke e lënë publikun ta njohë nëpërmjet muzikës. Pyetur nga moderatorja Silvia Toffani për planet e së ardhmes për t’u bërë baba, ai tha se për një kohë të gjatë nuk kishte dashur të bëhej baba pikërisht prej marrëdhënies së tij të tensionuar me të atin.

“Kam menduar për një kohë të gjatë se nuk doja të bëhesha baba. Sepse kurrë nuk kam dashur të rrezikoj që një fëmijë të mund të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë, por ndoshta diçka brenda meje ka ndryshuar”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago