Xhaxhai i të Erona Coklit, 21-vjeçare e cila u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, ka treguar se ish-çifti kanë pasur mosmarrëveshje mes vete.
Ekskluzivisht, në emisionin “Kosova today“, në Klan Kosova, ai tha se çifti janë ndarë që një vit, dhe diferenca në moshë ka bërë që ata të kenë probleme.
“Çifti janë ndarë që një vit, më pak se një vit. Kanë pasur mosmarrëveshje mes vete, sepse ka qenë edhe diferenca e madhe në moshë. Nuk kanë mundur të jetojnë bashkë. Ka pasur edhe dhunë psiqike“, tha ai.
Xhaxhai i të ndjerës poashtu tregoi se djali i ish-çiftit, është në gjendje të mirë.
Tutje, ai kërkoi që i dyshuari për vrasjen e Erona Coklit, të dënohet në mënyrë maksimale.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…