Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, i kërkon qeverisë ukrainase dhe asaj perëndimore që të mos pranojnë dhënien e asnjë pjese të territorit të pushtuar dhe të mbajtur nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, në çdo negociatë të zhvilluar në të ardhmen për t’i dhënë fund këtij konflikt.
Kissinger i tha transmetuesit publik gjerman ZDF se çështja e cedimit të territorit nuk duhet as të jetë në tryezë dhe i kërkoi Perëndimit të jetë i qartë se çfarë do të diskutohet dhe çfarë nuk do të diskutohet në bisedimet e ardhshme.
Gjithçka do të duhet të vendoset së bashku me popullin e Ukrainës, shtoi ish-kreu i diplomacisë amerikane, në ditën e 5-mujorit të nisjes së luftës.
Djali i një familjeje gjermano-hebreje të detyruar të arratisej nga Gjermania naziste në vitin 1938, Kissinger u bë një formësues i politikës së jashtme amerikane nga vitet 1960 deri në vitet 1970, kur shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare në presidencë dhe më pas si sekretar i shtetit të SHBA.
Ai mori Çmimin Nobel për Paqe në 1973 për marrëveshjen për një armëpushim dhe tërheqje të trupave amerikane me qeverinë e asaj që ishte atëherë Vietnami i Veriut.