KRYESORE

Kjo është deklarata e Kurtit që bëri opozitën ta lëshojnë sallën

Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, opozita e lëshoi sallën.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë dalë jashtë, pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentarit, Glauk Konjufcës, i cili kërkonte që të sillen me dinjitet.

Kurti në fjalimin e tij, foli edhe për rolin e mediave, gjë e cila irritoi opozitën.

“Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mund të mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, tha Kurti.

Ai më pas tha se e respekton tubimin dhe protestën, edhe kur ajo bëhet kundër tij. Por, këto fjalë nuk ia dëgjuan deri në fund, sepse opozitarët veçse liruan të gjithë sallën.

“Ne jemi shtet demokratik. Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Njëjtë siç mbron lirinë e tubimit dhe të protestës. Si kryeministër i vendit, e kuptoj dhe e pranoj, që njerëzit të thonë lloj-lloj gjërat, çdo ditë, për mua. Dhe, unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse, lufta jonë për liri, nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj e të tij, edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohem”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago