Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.
Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.
Kurse, Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës 61-të.
Ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.
“Ju dua shumë, do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falënderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.
Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.
Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”.
Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.
Në vazhdim mund ta dëgjoni këngën që do e përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…