Pas raportimit nga media gjermane Der Spiegel se kancelaria gjermane kishte ndërmarrë pjesë në lobim në emër të kompanisë së shërbimeve financiare Wirecard të goditur nga skandali, të Gjelbrit, FDP-ja liberale dhe Die Linke, të cilët janë në opozitë, po kërkojnë një sqarim zyrtar nga Ministri i Financave Olaf Scholz (SPD).
Ndërsa autoritetet e mbikëqyrjes financiare të Gjermanisë kanë qenë subjekt i shumë kritikave pasi Wirecard deklaroi në 25 qershor se afro 2 miliardë € kishin humbur nga bilancet e saj, ‘skandali i bilancit’ mund të dalë shumë më i madh, duke përfshirë zyrtarë të shumtë të qeverisë, përfshirë vetë Kancelaren Angela Merkel.
Artikulli i botuar nga Der Spiegel tregon dy lidhje të qeverisë qendrore me Wirecard, të cilat tregojnë se “Wirecard dhe shteti ishin dukshëm shumë më të ngushtë nga sa supozohej fillimisht”. E para e ka origjinën në kancelari. Historia thotë se zyra e saj dhe Merkel në mënyrë specifike ishin të përfshirë në ndihmën e ndërmarrjes për të hyrë në Kinë.
Një ditë para një udhëtimi në Kinë në ahtator 2019, Merkel foli me ish-ministrin e ekonomisë të kthyer në lobist të Wirecard, Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU). Në të njëjtën ditë, zu Guttenberg i shkruajti një email drejtorit të departamentit të financave të kancelarisë, Lars-Hendrik Röller, për temën e hyrjes së Wirecard në Kinë duke kërkuar “masa të drejta”.
Pas udhëtimit, Röller shkroi përsëri duke thënë se qeveria kishte ngritur çështjen dhe premtuar veprime të mëtejshme. Nuk është e pazakontë që qeveria gjermane të përfshihet në udhëtime qeveritare. Sidoqoftë, kjo ndihmë erdhi pas njoftimeve të shumta për zyrën e Ministrit të Financave Olaf Scholz se Wirecard ishte nën hetim, pika e dytë e lidhjes në analizën e Der Spiegel.
Raportimi thotë se Scholz ishte paralajmëruar që në shkurt të vitit 2019 se autoriteti mbikëqyrës financiar i Gjermanisë (BaFin) po shikonte te Wirecard “me dyshimin për shkelje të ndalimit të manipulimit të tregut”. Kritikët pretendojnë se Scholz nuk e shtyu hetimin aq shpejt sa duhet. Sipas deputetit të gjelbër Danyal Bayaz, përfshirja e qeverisë është e dyshimtë.
“Si mund të lobosh për një kompani kur tashmë ka akuza të shumta në ajër?”, i tha Bayaz Der Spiegel në një intervistë. FDP i bëri jehonë shqetësimeve të ngjashme. Zëdhënësi i partisë për politikën financiare vuri në dukje: “Qeveria federale ishte prapa Wirecard megjithë akuzat më serioze dhe hetimet në vazhdim”, duke shtuar se ajo që kishte filluar si skandal i bilancit “ka arritur në zemër të qeverisë”.
Vendimi nëse do të zhvillohej një seancë speciale në Komitetin e Financave të Bundestagut mund të vinte qysh sot (20 korrik). Opozita beson se bashkimi konservator i CDU/CSU si dhe Partia Social Demokratike (SPD) do ta miratojnë vendimin. Sidoqoftë, disa nuk janë të bindur se kjo do të jetë e mjaftueshme.
“Nëse duhet të krijojmë përshtypjen se ministria e financave nuk jep sqarime të plota, ne duhet të marrim në konsideratë instrumente të tjerë parlamentarë”, tha Bayaz. Ndërsa ky komitet i veçantë do të ishte hapi i parë, ai “nuk do të përjashtonte që në fund të krijonte një komitet parlamentar hetimi”.