POLITIKE

“Më ka fyer që më tha i vogël”, Daçiq i reagon ministres Gërvalla pasi e quajti “Slloba i vogël”

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i është përgjigjur ministres Gërvalla pasi ajo e ka quajtur “Slloba i vogël”.

Daçiq ka thënë se është ndier i fyer që ajo nuk e ka cilësuar si Sllobodan Millosheviqi i vërtetë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha, duke publikuar një video nga intervista e Ivica Daçiqit në televizionin publik serb, për mes një postimi në “Twitter”, ka shkruar se “në intervistën e tij të fundit, ministri i Jashtëm serb shpreh keqardhjen që ai nuk është një Sllobodan Millosheviq i duhur, por vetëm ‘Slloba i vogël’. Me një buzëqeshje për të”.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i kishte reaguar ashpër ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq pasi ky i fundit ia kishte përmendur rastin e babait, e deklaratat e saj kundër UÇK-së, duke i thënë se për shkak dëshmive të saj Thaçi e Veseli po gjykohen në Hagë.

Gërvalla i kishte thënë Daçiqit se e kupton gjuhën e tij, dhe tani dhe më shumë merr kuptim pse serbët në të 90-tat e quanin atë “Slloba i vogël”.

“z.Daciq ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi, ju kanë quajtur në vitet e 90-ta, Slloba i vogël, një Millosheviq i vogël për shkak bosit dhe heroit tuaj, e kuptojë që jeni i zemëruar – dhe e njohë këtë gjuhë që moti e njoh. Unë nuk jam në politikën evropian që 2-3 vite, jam që shumë vite. Ju e keni të vështirë që e keni humbur Kosovën në 99-ën por që duhet të mbani retorikë të tillë dhe Populli i Serbisë nuk e meriton këtë. Por e vërteta dhemb dhe më vjen shumë keq për ju”, ishte shprehur ajo në Këshillin e Sigurimit në OKB ku po diskutohej për Kosovën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago