Klitschko i çon lutje ShBA-së dhe Gjermanisë: Na furnizoni me armë, jemi gati të luftojmë

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, njëherësh edhe ish-boksier i njohur ndërkombëtar, i bëri lutje ministries së Punëve së Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken për armatim mbrojtës gjatë një paneli në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten.

“Është shumë e rëndësishme përkrahja e SHBA-së dhe Gjermanisë, por ne kemi nevojë, tani për tani, për armë mbrojtëse”, deklaroi ai, raporton CNN.

“Çdo agresor që kërkon të sulmojë Ukrainën duhet ta kuptojë, ata duhet të paguajnë një çmim të dhimbshëm. Ne jemi gati të luftojmë”, tha ai.

Klitschko më parë e quajti “shaka” ofertën e Gjermanisë për Ukrainën për 5000 helmeta.

“Ne nuk mund ta mbrojmë vendin tonë vetëm me këtë”, tha Klitschko.