LAJME

‘Kobra’ transferohet nga Burgu i Sigurisë së Lartë në një qendër tjetër paraburgimi

Personazhit kontrovers, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, që po dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari, te lokali i tij në Prizren, ‘Kobra City”, i është ndërruar qendra e paraburgimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Kobrës, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit për këtë rast tashmë është larguar nga Burgu i Sigurisë së Lartë që ndodhet në Podujevë.

Siç mëson Sinjali, Kobra është transferuar nga ky burg në një qendër tjetër paraburgimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga SHKK dhe kanë bërë me dije se ky vendim është marrë për arsye operacionale, pa dhënë më shumë detaje.

Hoxhaj, i cili ka të kaluar kriminale po dyshohet se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.

Bashkë me ‘Kobrën’ në paraburgim kanë përfunduar edhe pesë persona të tjerë Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj për shkak të dyshimit  të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje, që i parapriu vrasjes.

Detaje për rastin

I riu që u vra është Visart Cengun nga Kukësi i Shqipërisë, i cili kishte ardhur nga Franca për pushime, që dolën të jenë tragjike. Ai mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren. Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Këtë e ka konfirmuar edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Nazan Shero, e cila i tha Gazetës Sinjali dje se shuma prej 400 eurosh është përmendur edhe nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

56 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

22 orë ago