Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “talibanët e internetit” pas një shkrimi të tij në Facebook për rritjen e numrit të grave me shami, tha se aq sa është katolik, është edhe musliman.
Koci në një postim në Facebook tha se dikush po e quan katolik, dikush i pa fe.
Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që une e kam pasë nënën muslimane, e gjyshin hoxhë”.
“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman. Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë. Une jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fene islame, dhe disa përkrahës të tyre primitiv. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci.
“2.Ja me ata, ja me neve! E nëse je me neve, duhet me qenë ashtu si ne mendojmë që është mirë. Mundësisht, wahhabist! Mu ky është problemi i një pjesë të shoqërisë sonë: e kanë kriju modelin e një muslimani, sipas interesave të veta. E nuk shkon ashtu. Une jam ky që jam: edhe katolik edhe musliman. E në rend të parë, shqiptar”, përfundoi Koci.