Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se në bazë të një ankete brenda shoqatës, bizneset kanë nevojë për punëtorë.
“Në bazë të anketës, rreth 80 biznese te gastronomisë janë në kërkim të punëtorëve. Rritja e kërkesës për punëtorë ka filluar qysh nga pandemia”.
Vranica thotë se megjithatë historikisht bizneset e gastronomisë gjatë verës kanë pasur nevojë për më shumë punëtorë.
Sekretari në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës thotë se rreth 28 mijë punëtorë janë aktiv në sektorin e gastronomisë.
“Ne nuk jemi si Gjermania apo Norvegjia që të kemi fabrika të fuqishme. Në pikën më të fortë në Kosovë i kemi shërbimet, gastronominë”.
Ai thotë se bizneset e gastronomisë janë dëmtuar shumë nga periudha e pandemisë.
“Nëse i krahasojmë të dhënat me vitin 2019, kemi dy mijë biznese më pak në gastronomi”, deklaroi Vranica në rtv Dukagjini.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…