KRYESORE

“Koha e artë e raporteve Serbi-Turqi”, Kurti: Turqia mik e aleat por dialogu zhvillohet në Bruksel

Turqia vazhdon të mos e heq aspak bëmendjen nga Ballkani. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dëshiron të ndërmjetësojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë të fundit tani thotë se ka “marrëdhënie të shkëlqyera”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e komentoi sot ofertën e Erdoganit, duke i bërë të qarta disa gjëra.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan qëndroi të mërkurën në Beograd, nga ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për një “epokë të artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë.

Pas takimit kokë më kokë me Erdoganin, Vuçiq tha se kishin diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme, për bashkëpunimin, luftën në ukrainë, energjinë elektrike e dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti serb tha se ai i ka kërkuar Erdoganit furnizim me energji elektrike gjatë dimrit si dhe tregoi interesimin e Serbisë për të blerë dronë “Bayraktar”, të cilët Erdogan do t’ia dërgojë shpejt.

Edhe Erdogan vlerësoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë në nivel të shkëlqyer, ndërsa përmendi ofertën për t’u përfshirë si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

“Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, tha Erdogan.

Duke u përgjigjur për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten pas një ngjarje në Podujevë se “ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, por paraprakisht theksoi se “dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit”.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Ai foli për edhe për arsyen e vizitës së Erdoganit në Serbi, Bosnjë e Kroaci, dhe mosvizitën e tij në Kosovë.

“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago