Në tetor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosoës, Hashim Thaçi gjatë punimeve të Konferencës Regjionale Kundër Korrupsionit, e cila u mbajt në Prishtinë, kishte folur edhe në lidhje me listën e veteranëve.
Thaçi e kishte quajtur “mashtrim” listën e veteranëve të luftës, përderisa kishte bërë thirrje që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre me përkushtim.
“I ftoj të gjithë që të jenë të përgjegjshëm, t’i japin hapësirë sistemit të drejtësisë për punë dhe profesionalizëm, si dhe t’i ikin çdo tentimi për ndikim në institucionet e drejtësisë”, ishte shprehur ai.
Thaçi ishte shprehur se gjatë luftës nuk ka pasur më shumë se 12-15 mijë luftëtarë, përcjell Klankosova.tv.
“Shembull eklatant është çështja e veteranëve të luftës. Duhet t’i inkurajojmë institucionet e drejtësisë që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje me transparencë dhe përgjegjësi. Nuk ka pasur më shumë se 12 mije – 15 mijë luftëtarë, ndërsa të tjerët janë vetëm një mashtrim. Këtij mashtrimi të madh duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, e jo me kërcënime apo ndërhyrje politike”, ishte shprehur ai.
Më poshtë mund të ndiqni storien e realizuar nga Klan Kosova më 04 dhjetor të vitit 2018: