SHKUP (AA) – Për nderë të Festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë organizoi manifestimin tradicional ‘’Bakllava e Bajramit’’, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i BFI-së Sulejman Efendi Rexhepi ( Ilin Nikolovski - Anadolu Agency )
Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, me 9 maj kishte tërhequr kesh 1 milion euro nga Bashkësia Islame e Maqedonisë pa dhënë asnjë sqarim, i cili sot raportohet se është martuar me një vajzë 50 vite më të re.
Kjo është bërë e ditur nga disa media shqiptare atje, të cilat kanë shkruar se se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.
Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI’së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.
Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.
Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.
Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.
Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.
Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…