Rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët si pasojë e numrit të madh të automjeteve.
Në prag të festës së Vitit të Ri dhe organizimeve të ndryshme, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të ngarkuara.
Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik. Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.
Siç njofton RTK, kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.
Në video shihet kolona e gjatë e automjeteve, të mbetura në trafik, pikërisht në pjesën e autostradës.
Me organizimet e ndryshme kryesisht në qendër të Prishtinës, kryeqyteti është shndërruar në vend pak më shumë atraktiv edhe për qytetarët e komunave të tjera.
Për shkak edhe të motit të favorshëm, kjo ka bërë që një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta që shërbehen.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…