Komandantja Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se certifikimi i 180 rekurtëve të rinj është pjesë e procesit të rritjes së ushtrisë.
Ajo tha se rekurtimi i tyre është një domosdoshmëri për Forcën derisa lavdëroi edhe rekurtimin e grave dhe vajzave.
“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë stratëgjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.
“Sot ndihem veçanërisht krenare kur shoh që në mesin 180 rekurutëve janë edhe 12 vajza ushtare, sepse shansat e barbarta në ushtrinë tonë gjithmonë janë dëshmi i përparimit të Forcës. Historia jonë është përplot me gra të guximshme që e treguan veten jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe më tej. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri, prandaj jam besimplot se me këto ushtare dhe ushtarë të rinj, FSK do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale”.
“E ardhmja garantohet duke e ndërtuar atë, prandaj me certifikikimin e zotëm po zgjerohet baza e Forcave të Armatosura, respektivisht e Republikës së Kosovës. Rritja e profesionalizmit është një proces i pandërprerë dhe parakusht për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshërimisë së territorit të Republikës sonë sikurse edhe të aleancës sonë me partenerët në shërbim të paqes”.
Osmani ka thënë se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen intersat e shtetit, por edhe ato të aleatëve amerikanë, europianë dhe më gjerë.
Ajo shtoi se FSK ndodhet në proces të transformimit dhe arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, prandaj tha se s’ka dyshim që këto do të bëhen sipas standardeve të kërkuara.
“Sot duhet ta keni vëmendjen, sepse jeni ushtarë të një Republike që është derdhur shumë gjak dhe është sakrifikuar shumë për uniformat që ju i bartni sot. Prandaj, bartni ato me krenari më të madhe për një të ardhme që shpresojmë se do të jetë e ardhshme sonë brenda aleancës euroatlantike, NATO-s. Në ushtrinë e kombeve ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush, duke ngritur lart flamurin dhe nderin e Kosovës”.