LAJME

Kompania SHELL gjen më në fund naftë në Shpirag? Pritet një njoftim zyrtar

Gjetjet e kompanisë “Shell Upstream Albania B.V.” për puset e naftës së Shpiragut pritet të njoftohen në javët e ardhshme, pas një shtyrjeje prej disa muajsh, bëjnë të ditura burimet për Albanian Post.

Kjo vendndodhje në Berat, nëse verifikohet, do e kthente Shqipërinë në një qendër prioritare energjetike, pasi bëhet fjalë për një thesar të vërtetë për ekonominë shqiptare.

“Ne jemi në prag të një tjetër zhvillimi shumë të rëndësishëm në fushën e energjisë që ka të bëjë me burimet natyrore. Nuk mund të flas më shumë sepse është ende konfidenciale, por do ta shikoni shumë shpejt, në mos në javët e ardhshme që do të gjendemi përpara një situate krejt tjetër”, konfirmoi gjatë fundjavës kryeministri shqiptar Edi Rama pa dhënë detaje të tjera.

Njoftimin e shumëpritur pritet ta bëjë vetë kompania shumëkombëshe, zbulojnë më tej burimet.

Sipas të dhënave që zotëron Albanian Post, “ari i zi” i Shpiragut në Blloqet 2 dhe 3 mund të arrijë një kuotë prej afro 6 milionë fuçi naftë nga 1 milion ton të parashikuara se mund të nxirren në një vit kalendarik nga vendburimet e naftës.

Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shumë vende janë zotuar t’i japin fund ose të kufizojnë importet e tyre të naftës dhe gazit për të zvogëluar të ardhurat e Moskës dhe për të penguar përpjekjet e saj për luftë.

Vendet e BE-së kanë përfunduar importet e naftës ruse të sjellë nga deti dhe një ndalim për produktet e naftës së rafinuar do të vijë nga 5 shkurti.

Sektori rus i gazit ka qenë gjithashtu në shënjestër. BE-ja tha në mars se do të shkurtojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago