Disa kompani ajrore kanë anuluar apo devijuar fluturimet për ta evituar hapësirën ajrore ukrainase, pas rritjes së frikës për një pushtim të Ukrainës nga Rusia, raporton agjencia AP.
Të shtunën është mbajtur bisedë mbi një orë mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.
Bideni ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të shkaktonte “vuajte të mëdha njerëzore” dhe se Perëndimi është i përkushtuar për diplomaci për t’i dhënë fund krizës, por njëkohësisht është i gatshëm edhe për skenarë tjerë.
Kompania holandeze ajrore KLM ka anuluar gjitha fluturimet për në Ukrainë deri në një njoftim tjetër. Kompania ka njoftuar për këtë të shtunën.
Ndjeshmëria holandeze ndaj rreziqeve potenciale në hapësirën ajrore të Ukrainës është e madhe, duke marrë parasysh se në vitin 2014 ishte qëlluar një aeroplan i Malaysian Airlines në lindje të Ukrainës. Gjithë 298 personat në aeroplan vdiqën, përfshirë 198 shtetas holandezë.
Linja ajrore ukrainase e fluturimeve Charter, Sky Up, ka njoftuar të dielën se fluturimi nga Madeira në Portugali për në Kiev të Ukrainës është devijuar për në Chisinau të Moldavisë. Kjo pasi qiradhënësi irlandezë i aeroplanëve ka ndaluar fluturimet për në hapësirën ajrore ukrainase.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…