KRYESORE

Kompanitë perëndimore braktisin Rusinë, Kremlini pranon krizën

Ekonomia ruse po humb çdo ditë miliardë dollarë, ndërsa mijëra qytetarë vendas nuk janë më në punë për shkak të largimit të kompanive perëndimore.

Nga nafta, automjetet deri te teknologjia dhe media, në vetëm një javë, Rusia po përjeton goditjen më të madhe financiare.

Sanksionet ekonomike të perëndimit po krijojnë pengesa në treg. Dhjetëra kompani ndërkombëtare kanë vendosur të tërhiqen, duke bllokuar zinxhirin e prodhimit e furnzimit, por edhe duke mbyllur mijëra vende pune. Investitorët perëndimorë kanë refuzuar të blejnë naftë ruse, në masën 4.3 milionë fuçi në ditë, me vlerë gjysmë miliardë dollarë në ditë. Apple, Disney dhe Ford, po heqin dorë nga operacionet në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në tregun e shitjeve me pakicë, H&M dhe IKEA njoftuan largimin. E para me 168 dyqane në Rusi dhe e dyta me 17 qendra tregtare distancohen, duke lënë mbi 20 mijë vende pune bosh.

Në tregun e automjeteve, General Motors, Ford, Toyota dhe e Volksvagen kanë deklaruar se nuk do të prodhojnë e as të eksportojnë makina e pjesë këmbimi.

Po ashtu, edhe Boeing e Airbus deklaruan lëvizje të ngjashme, duke pezulluar shërbimet për linjat ajrore ruse, si dhe furnizimin me pjesë këmbimi. Teknologjia dhe media po ashtu, nuk do të jenë më si më parë në Rusi. Apple, Facebook, Twitter, Netflix, Spotify, Roku, Youtubë e Directv i kanë bërë bllokadë vendit që drejtohet nga Vladimir Putin.

Izolimi në Rusi do të ndihet edhe prej largimit të investitorëve të mëdhenj në fushën e energjisë dhe hidrokarburëve, ku deri më tani, BP, Equinor, Exxon, Shell dhe TotalEnergies po heqin dorë nga aksionet dhe furnizimi.

Me këto veprime, por edhe të tjera në sistemin bankar dhe financiar të vendit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov pranoi se ekonomia ruse ka marrë goditje serioze.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago