Xhamia e Obiliqit është pajisur me një amplifikator për zërim. Blerjen e kësaj pajisje e ka bërë Kuvendi Komunal përmes një tenderi publik.
Ezani i hoxhës në xhamin e Obiliqit tash e tutje do të dëgjohet edhe më shumë. Për këtë është kujdesur vet komuna, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kuvendi Komunal ka vendosur që përmes një tenderi në vlerë afro 1 mijë euro të blejë Amplifikator për zërim për xhamin e Obiliqit.
Në njoftimin që është bërë publik në KRPP është treguar se këtë tender e ka fituar kompania nga Skenderaj “Cimi @ ELECTRONIC SH.P.K”.
Amplifikator për zërim për xhaminë e Obiliqit komunës i ka kushtuar saktësisht 976 Euro.