LAJME

Nga 100 euro në mbi 37 milionë për tri javë, çfarë qëndron prapa kriptovalutës “Pepe”

Në rrjetet sociale kohëve të fundit keni mundur të lexoni për: Pepe Coin, një kirptovalutë që ka bërë bujë kohëve të fundit.

Përdoruesit në TikTok kanë treguar se si me investime në këtë kriptovalutë bënë para të mëdha. Flasin për fitime milionëshe.

Por, çfarë qëndron prapa kësaj kriptovalute “Pepe”.

“Blick” ju përgjigjet pyetjeve më të rëndësioshme.

A mund të pasuroheni me “Pepe”?

Ka gjasa. Shitja fillestare nisi më 15 prill. Kush ka investuar të themi 100 euro në atë kohë në “Pepe”, të premten e kaluar ka mundur të shes këto kripvaluta për mbi 37 milionë euro. Çmimi i kësaj kriptovalute u rrit për 375 mijë herë. Vlera e një “Pepe” ishte 0.000042 dollarë të premten e kaluar. Së fundi kjo kriptovalutë ka filluar të pësojë rënie.

Çfarë është “Pepe”?

Bëhet fjalë për një token “ERC20”, që ësahtë e bazuar në Etherum, që është monedha e dytë më e madhe digjitale në botë pas Bitcoinit. Pepe është një i ashtuquajturu “memecoin” që është krijuar si shaka e bazuar në memet në internet “Pepe the Frog” (Brektosa Pepe).

Cili është përdorimi i “Pepe”?

Nuk ka asnjë përdorim. As ekipi themelues nuk flet ndonjë gjë për këtë. “Pepe” janë krejtësisht të padobishme dhe janë vetëm argëtim, thonë ata. Por, kriptomonedha ka lulëzuar në një objekt spekulimi brenda disa ditës. Për shkak të kursit të paqëndrueshëm mund të fitoni shumë para me të, por edhe të humbni shumë para.

Kush qëndron prapa monedhës digjitale “Pepe”?

Kjo nuk dihet. Nuk ka asnjë ekip zyrtar dhe asnjë qëllim specifik për ta ndjekur nga themeluesi apo themeluesit.

A është “memecoin” i parë?

Ky fenomen nuk është i ri. Monedhat digjitale “Pepe” janë të ngjashme me parardhësit e famshëm “Dogecoin” e “Shiba Inu”, të cilat po ashtu nuk ofrojnë asnjë përfitim për mbajtësit dhe përdoren vetëm për argëtim. Ashtu si “Pepe” edhe “Doge” e “Shiba inu” bazohen në personazhe që janë të njohur në internet.

Ku mund të blini “Pepe”?

Kjo monedhë digjitale tashmë gjendet në platformat e njohura. Tashmë mund ta blini edhe në Binance – që është platforma më e madhe për shkëmbimin e kriptovalutave.

A duhet të blini tash “Pepe”?

Kërkohet kujdes shumë i madh! Çmimi ka rënë ndjeshëm që nga e premtja e kaluar. Monedhat “Pepe” janë shumë të paqëndrueshme – investuesit mund të humbasin shumë para me to.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago