Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës sot ka marrë vendimin për leje ndërtimi për Xhaminë qendrore në kryeqytet.
Sipas vendimit që e mbanë datën 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi me 2B+2S+P+2Galer, ndërtimi I kompelksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë, shkruan Insajderi.
“I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e komunës së Prishtinës.
Në pikën e dytë të vendimit të komunës thuhet se hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G “e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina”.
Kjo kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës është bërë në prill të vitit 2020, ndërsa zyrtarisht shiri për nisjen e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore është bërë në vitin 2012, saktësisht dhjetë vite më parë.
Por punimet nuk kishin vazhduar për shkak fillimisht të debateve për projektin e xhamisë, e pasta edhe pajisjes me leje ndërtimore nga Komuna e Prishtinës
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…