KRYESORE

Konfirmohet edhe zyrtarisht: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Pas paralajmërimeve jozyrtare tash edhe formalisht është konfirmuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend dite të grupit punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian, me datën 13 tetor.

E ka konfirmuar këtë Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, duke bërë publik rendin e ditës për takimin e këtij grupi punues.

Kjo do të jetë kjo hera e parë që Këshilli i BE-së zyrtarisht diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën që kur në vitin 2016 për herë të parë ishte dhënë mendimi pozitiv, por i kushtëzuar i Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës. Më vonë në vitin 2018 përfundimisht Komisioni kishte konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret dhe kishte rekomanduar përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve qytetarët e së cilave nuk kanë nevojë për tu pajisur me viza për udhëtime në vendet e BE-së dhe vendet që nuk kanë anëtare të saj por janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë të Schengenit, si Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Takimi i grupit punues për vizat në Këshill do të jetë rasti i parë për të testuar mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave. Nëse dëshmohet mbështetja, atëherë do të vazhdohet me procesin në të cilin përsëri do të përfshihen edhe Parlamenti Evropian dhe Komisioni. Formalisht procedura mund të përmbyllet deri në fund të vitit.

Diplomatët e BE-së në Bruksel pohojnë se ekziston një vullnet i mirë nga vendet anëtare, nuk dëgjohen më zëra kundër liberalizimit të vizave, por nuk duan të përmendin ndonjë afat formal se kur do të mund të miratohej vendimi dhe kur do të hynte ai në fuqi. Vendosjen e kësaj teme në rend dite në Këshill diplomatët në BE e quajn si “fillim i fundit të procesit” për të cilin pranojnë se ka zgjatur tepër shumë.

Liberalizimi i vizave për Kosovën shihet edhe si një rast përmes së cilit BE-ja do ta forcojë kredibilitetin e saj në rajon dhe ta kthejë besimin në dhe te qytetarët e Kosovës. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian tash e katër vite vazhdimisht kanë konfirmuar mbështetjen formale për liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar që ky hap të miratohet pa vonesa të reja.

Tash për herë të parë kjo temë po vendoset në strukturat e Këshillit të BE-së ku janë përfaqësuesit e vendeve anëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago