KRYESORE

Konfirmohet nga Policia: Një qytetarit në veri iu dogjën tri vetura, nuk ishin me targa RKS

Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të vendit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Metron e ka konfirmuar se një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.Sipas Policisë veturat nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi për Metron.

Sot shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, tha se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të vendit, herët në mëngjes.

Vela në Twitter ka thënë se po targetohen qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar Vela.

Ditë më parë janë djegur tetë vetura në veri, shumica të riregjistruara me tabela RKS (Republika e Kosovës).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

11 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

22 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago