POLITIKE

Konfirmohet: Thaçi i kërkoi zyrtarisht mandatarin për kryeministër Isa Mustafës

Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar mbajtjen e takimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasditen e djeshme, ku ky i fundit i ka kumtuar presidentit se e ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament për votimin e Qeverisë së re.

Me konfirmimin e Mustafës, presidenti i ka dorëzuar një letër ku i kërkon propozimin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse, raporton Indeksonline.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

11 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago