POLITIKE

Konjufca: Me ndërhyrjen e figurave politike u mundësua kthimi i 26 vjeçarit në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se deri te karantinimi i 26 vjeçarit nga Gjilani që u vetëvra ka ardhur për shkak se MPJ s’ka pasur informacion mbi gjendjen e tij.

E asnjë dokument nuk iu është doëruzuar autoriteteve.

“Karantinimi i tij ka ardhë, fakti i parë është se në MPJ nuk ka pasur asnjë informacion, dokumentacion për problemet që ka mundur t’i ketë i ndjeri. Asnjë dokumentacion ku ceken problemet e tij shpirtëore, që janë pretenduar. Ato nuk i ka prezantuar me autoritetet kur e kanë marrë edhe në Aeroport e edhe tek autoritetet e karantinimit”, ka thënë Konjufca.

E tek pas 24 orëve është MPJ ka marrë një dokument ku tregohet se ai kishte pasur probleme me veshkë.

“Pas ndodhjes së rastit, së paku 24 orë më pas, ku është përmend problemet e tij me veshkë me ç’rast është i bashkangjitur një material i vitit 2019, pra i vitit të kaluar. Për disa probleme të tij me veshkë. Kur është pyetur nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë ai ka thënë se nuk ka probleme shëndetësore”, ka thënë Konjufca.

E nga raporti që ka marrë MPJ nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, Konjufca, thotë se kthimi i tij është mundësuar pas ndërhyrjes së figurave të rëndësishme politike.

“Pasi ka ndodhur rasti dhe ne jemi interesuar, ekipet me MPJ-së, kanë komunikuar me Ambadadën tonë në Gjermani dhe kemi marrë një raport, fatkeqësisht me vonesë, në të cilin thuhet: përmes figurave politike të rëndësishme në Kosovë që kanë ndërhyrë tek ambasadori, është mundësuar kthimi i tij në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

I pyetur nëse ishte Lutfi Haziri, Konjufca ka pohuar këtë.

“Unë mendoj që nëse e keni një informacion të tillë, ku për një person të caktuar e përdoni fjalën depresion. Ai person nuk guxon absolutisht me hypë në Aeroplan dhe me u kthyer në Kosovë, është gabim vendimi për kthimin e tij në Kosovë. Ai do të duhej ta merrte trajtimin e tij në Gjermani, aty ku është”, është shprehur Konjufca.

Ai shton se këto janë raste specifike shëndetësore të cilat trajtohen me masa të veçanta, dhe ku identetiteti i pacientit bëhet çmos për t’u mbrojtur.

“Njerëz me probleme psikologjike dhe shpirtërore tek ne ndodh që del deputetja e qet identitetin publikisht. Familjet duke e parë që në Kosovë se nëse ke probleme të tilla të del emri në televizor mund të ndodhë që përmes këtryre procedurave e parandalojnë deri tek ardhja e saktë e këtij informacioni për gjendjen e këtij personi. Duke mos e pasur këtë informacion autoritetet e marrin vendimin që të karantinohen në vend se të merrej vendim që ai të lirohej”, ka thënë ai. “Ne e kemi në raport zyrtar që kryetari i komunës ia ka përmendur ambsadorit problemet psikologjike dhe ia ka përmendur fjalën depresion. Kjo ka ardhur në MPJ 24 orë pas rastit”.

Konjufca ka ftuar Prokurorinë që të hetojë rastin në detaje dhe se janë të gatshëm të ofrojnë të gjitha ato që i kanë në dispozicion.

është dashtë me e ditë rastin. Nuk është dashtë me na munguar një informacion i tillë. Këtu ka përgjegjësi të nivele shumë të holla, me këtë rast duhet të merret Prokuroria dhe jemi të gatshëm me ia ofruar krejt çka kemi. Si email që ka ardhur se të ndjerit i duhet psikolog, që ka ardhur 13 minuta para se ai të kryente aktin. E deri te kjo që kryetari i komunës ia ka shpjeguar ambasadorit gjendjen. Krejt këto janë hallka që e ftoj Prokurorinë me u marrë ku secili e ka përgjegjësinë e tij”, ka thënë Konjufca.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago