Jo vetëm civilët, por edhe diplomatët janë prekur në mënyrë direkte nga bombardimet e radhës ruse në Kiev, ku pre e sulmit raportohet se ka qenë edhe Konsullata gjermane.
Lajmin e ka bërë të ditur media gjermane “Bild”, në ballinën e të cilës është pikërisht një fotografi e godinës së Konsullatës, e cila është e mbuluar nga pluhuri dhe duket qartësisht se është goditur nga një raketë.
Nuk dihet ende nëse ka pasur vetëm dëme materiale në ndërtesë, apo edhe dëme në njerëz.
Gjithsesi, me këtë akt, Kremlini po tregon se goditjet kanë qenë tërësisht të pamatura dhe kanë pasur në shënjestër edhe civilët, ku tetë persona deri tani kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur.
Kërkimet po vijojnë në Kiev për të lënduar të tjerë, por goditjet kanë shkuar edhe ndaj rajoneve më periferike, përfshi Odessan dhe Dnipron.
Çfarë ndodhi në Ukrainë
Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas katër shpërthimeve të raportuara në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në distriktin e njohur si Shevchenkivskyi.
Lajmin e ka bërë publik këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ukrainë, Rostislav Smirnov, i cili ka nënvizuar faktin se ky është një bilanc paraprak i situatës në Kiev.
Pas muajsh të tërë “qetësie”, shpërthimet janë rikthyer në kryeqytetin ukrainas të Kievit, i cili u zgjua mëngjesin e 10 tetorit nën bombardimet e radhës nga Rusia.
Të paktën katër shpërthime janë dëgjuar pas impaktit në tokë dhe disa raketa janë raportuar të jenë interceptuar prej sistemit mbrojtës anti-raketor.
Në një shkrim në Twitter ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka pranuar gjithë goditjet në rajonin e Shevchenkivskyi, në kryeqytetin ukrainas, por pa dhënë detaje e shpjegime mbi atë çfarë po ndodh konkretisht atje.
Shtëllunga tymi janë parë në disa pjesë të qytetit sipas gazetave lokale dhe vetë dëshmive të banorëve të Kievit, ku lajmi është vërtetuar edhe nga Agjencia Franceze e Lajmeve AFP si edhe media shtetërore britanike BBC.
Një pjesë e zonave të prekura ndodhen shumë pranë qendrës së qytetit, siç bëhet me dije nga dëshmitarët.
Gjithsesi, një përcaktim zyrtar i gjithë situatës është ende i pritur prej autoriteteve lokale, të cilat kanë qenë në gatishmëri të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Shpërthime të tjera ndërkaq, janë raportuar edhe në rajonet e Dnipro, Khmelnytskyi, Ternopil, Zhytomyr, madje edhe në Odessa.
Mbi rrethanat në këto vende gjithsesi, ende nuk ka një qartësim të asaj çfarë po ndodh.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…